TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2026, 14:34

"Ka filluar t'i japë këshilla BE-së", Berisha për Ramën: I drejtohet Putinit si të ishte nëpunës në adminstratë 

Shkruar nga Pamfleti
"Ka filluar t'i japë këshilla BE-së", Berisha
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën estoneze “Postimees”, ku shefi i qeverisë shqiptare komentoi qëndrimin e Europës ndaj Rusisë.

Me tone ironike, Berisha deklaroi se Rama “ka nisur t’i japë këshilla Europës për Rusinë”, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si kryeministri iu referua presidentit rus Vladimir Putin.

“E pyeste gazetari në Estoni, pasi ia rreshtonte akuzat për korrupsion. Përgjigjja e tij ishte: “Ja pse Komisioni Europian dhe institucionet e tjera na vlerësojnë ne, për shkak të këtyre budallallëqeve që thuhen kundër nesh.”

Kjo ishte përgjigjja e një njeriu që ka humbur mendjen dhe tani, si një aset i regjistruar apo influencues rus, ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë. U thotë që Vladimir Vladimiroviç, i drejtohet Putinit sikur të ishte nëpunës në administratën ruse. Në administratë, për afrim nuk i thonë Presidenti Putin, por Vladimir Vladimiroviç. Se ia tha Vuçiç, se kush ia tha, këtë thoshte atje“, deklaroi Berisha. 

berisha tallet me ramen

Lini një Përgjigje