TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2026, 13:51

Reforma Territoriale, Berisha: PD do paraqesë hartën më të mirë, po zhvillojmë dëgjesa publike 

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Territoriale, Berisha: PD do paraqesë hartën më të
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së, ku u ndal te zgjedhjet, reforma territoriale dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të procesit zgjedhor dhe përdorim të lobimeve të paguara jashtë vendit. Ai tha se raportet ndërkombëtare e kanë cilësuar Shqipërinë si “parti-shtet” dhe se zgjedhjet nuk kanë qenë proces normal demokratik.

Ai deklaroi se Partia Demokratike është e gatshme të zbatojë rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare në kuadër të reformës zgjedhore. Sipas tij, puna në Komisionin e Reformës Territoriale po zhvillohet me transparencë dhe me përfshirjen e qytetarëve përmes dëgjesave publike.

Berisha kritikoi edhe ndarjen aktuale territoriale, të cilën e cilësoi si një reformë që ka ndikuar në shpopullimin e zonave. Ai tha se opozita synon të paraqesë një hartë të re administrative që, sipas tij, do t’i shërbejë më mirë interesave të qytetarëve.

“Lobingjet e Ramës, të paguara, kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar flet për parti shtet në Shqipëri. Partia shtet zgjedhje nuk zhvillon, zhvillon farsë elektorale. Kjo është bërë falë punës së ndershme të OSBE-ODHIR, që atë vëzhgim të zgjedhjeve e paraqitën me vërtetësi të madhe para komunitetit ndërkombëtar. Sot punohet për komisionin e Reformës, mbi bazën e dokumenteve të shkëlqyera të institucioneve ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm që të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre. U jemi shumë mirënjohës, me përcaktimet e tyre të drejta, pa të cilat nuk do u jepej përgjigje problemeve madhore të farsës elektorale.

Është bërë dhe po bëhet punë e mirë nga Komisioni i Reformës Territoriale. Janë organizuar dëgjesa në vlerësimin tim të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre për pseudoreformën e Ramës që ishte e tëra në funksion të shpopullimit të qeverisë. Përshëndes anëtarët e komisionit, qytetarët, dhe i garantoj që jemi të vendosur të paraqesim hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve. Këtë na e bën të mundur ekspertiza që ka kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale pranë KE. Ai shoi të gjitha komunat malore. As Çugulloviçi nuk do e bënte këtë gjë, ku shkoi Edi Rama. Ndaj e vlerësoj punën me transparencë që po bëhet. Siç vlerësoj dhe grupin e punës që ka bërë punën për zbatimin e vendimeve të gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit. GJK hodhi poshtë aneksimin e parlamentit, aktin e pseudomazhorancës, që konsistonte në një rregullore pa konsum me opozitën.

E bënë në mënyrë të rrufeshme, në kundërshtim me rregulloren. GJK e hodhi poshtë këtë akt si antikushtetues. Urdhëroi parlamentin që pas zbardhjes të bënte amendimet e domosdoshme Kuvendi, që të respektohej vendimi i saj”, tha Berisha.

reforma territoriale sali berisha

Lini një Përgjigje