Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Aziatike të Lidershipit në Seul të Koresë së Jugut, deklaroi se Shqipëria gjatë periudhës komuniste ishte “Koreja e Veriut e Europës”, ndërsa sot po ndjek një rrugë tjetër, të orientuar drejt Bashkimit Europian.
Në fjalën e tij, Rama kujtoi vizitën e parë në Seul, vite më parë, kur mbante detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, duke e cilësuar transformimin e Koresë së Jugut si një shembull të rëndësishëm të zhvillimit dhe ndryshimit të fateve të kombeve.
Ai u ndal te kontrasti mes dy Koreve, duke e cilësuar Korenë e Jugut si simbol të zhvillimit dhe modernizimit, ndërsa Korenë e Veriut si shembull të izolimit dhe sundimit përmes frikës.
Rama e lidhi këtë krahasim edhe me historinë e Shqipërisë gjatë regjimit komunist, duke theksuar se vendi sot po ecën drejt ndërtimit të institucioneve demokratike dhe integrimit europian.
“Herën e parë kam ardhur në Seul më shumë dekada më parë si kryetar i bashkisë së Tiranës. Unë vetë vija nga një qytet që kishte humbur dhe ishte vënë në kërkim të vetes. Çfarë pashë atë kohë ishte e jashtëzakonshme por kur kthehem pas këtyre viteve është diçka thellësisht prekëse. Koreja është dëshmi se historia ka rëndësi por e vetme nuk e vendos dot fatin.
Ndoshta nuk ka asnjë vend tjetër ku kjo e vërtetë ilustrohet në mnëyrë kaq mahnitëse sa në këtë gadishull, i njëjti popull e kulturë, histori por e ndarë nga sisteme krejt të ndryshme. Janë dëshmia më e kthjellët në tokë se fatet e kombeve marrin formë me zgjedhjet që bëjmë gjatë rrugës. Një Kore u shndërrua në simbol të ripërtëritjes, tjetri në emblemë të territ përmes izolimit, sundimit të forcës e frikës. Ky për mua nuk ka qenë mësim absrakt se përgjatë një kapitulli të dhimbshëm Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës, por sot po ecën në një tjetër rrugë, jo e lehtë por thelbësisht ndryshe.
Një rrugë ndërtimi institucionesh, drejt BE, modernizimi demokratik ne po tregojmë se institucionet demokratike mund të ndërtohen edhe kur historia thotë se është e pamundur, dhe se një vend dikur i kufizuar nga izolimi mund të përkufizohet nga aspiratat. Kjo është një prej arsyeve pse për mua është kuptimplotë të jem këtu. Edhe pse larg gjeografikisht, vende si imi e ndjejnë kaq afër Korenë e Veriut përmes kujtesës se madhështia nuk iu rezervohet atyre që lindin me fat, mund tju përkasë edhe atyre që guzojnë të rindërtojnë, dhe që nxjerrin hapjen në vend të frikës. Ndërkohë që mbylleshim pas mureve tona, e bënim luftë imagjinare kundër amerikanëve e sovjektikëve, në këtë kontinent, shpalosej diçka tjëtër që as nuk na lejohej ta dinim.”, tha kryeministri.
Vertet nuk jemi Koreja e Veriut ne Europe, por kemi ende Kim Jong Un shqiptar, mega hajdut, megagenjeshtar dhe me i pashpirti per popullun e vet.