TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2026, 17:02

U thirr nga SPAK pas sherrit me Ramën, Tërmet Peçi del pas dy orësh nga Prokuroria e Posaçme!

Shkruar nga Pamfleti
U thirr nga SPAK pas sherrit me Ramën, Tërmet Peçi del pas dy
Deputeti i PS-së Tërmet Peçi

Deputeti i PS-së Tërmet Peçi ka dale nga ambientet e Prokurorinë e Posaçme SPAK, pas më shumë se dy orësh. Teksa doli nga Prokuroria e Posaçme, Peçi u pyet nga gazetarët në lidhje me arsyen e thirrjes në SPAK dhe nëse kjo kishte lidhje me “përplasjet’ e tij me kryeministrin Rama. Ish-kryebashkiaku deklaroi se për këtë duhen pyetur prokurorët e SPAK.

Pavarësisht se nuk është thënë asgjë lidhur me arsyen e thirrjes së tij në SPAK, Peçi  është pyetur disa kohë më parë nga SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.

Bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.

Gjithashtu Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.

Lini një Përgjigje