
Ish-Presidenti Ilir Meta, deklaroi se gjatë procesit të Reformës në Drejtësi është luajtur një “lojë e madhe” që ajo të mos miratohej me konsensus.
Në një intervistë nga qelia e paraburgimit për "A2CNN", Presidenti i Partisë së Lirisë akuzoi ish-kreun e PD, Lulzim Basha, se përmes “lojërave” politike dhe me ndihmën e ish-zyrtarit amerikan Charles McGonigal, ia dorëzoi Reformën në Drejtësi kryeministrit Edi Rama.
“Nuk është se nuk e kam pritur mënyrën e arrestimit. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë grusht shteti, që të bëhen ligje mbi Kushtetutën. S’është faji i 140 votave, problemi është te ligjet anti-kushtetuese. Ato 140 vota i bëri vetëm Ilir Meta, dhe këtë e ka pranuar edhe ambasadori Lu. Ishte një lojë e madhe që mos miratohej reforma me konsensus, por të shfrytëzohej si një moment për të përçarë PD-në, që ndodhi më vonë me ndihmën e Lulushit. Reformën në Drejtësi e bëri PD, në mënyrë që Luli me lojërat e tij dhe me ndihmën e McGonigal-it, t’ia jepte Reformën në Drejtësi Ramës. Pse Luli s’e çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Arta Markut?!”, u shpreh Meta.
Ai komentoi edhe situatën e drejtësisë në vend, teksa tha se shpreson që SPAK-u dhe gjykatat “të kthehen në rrugën e Zotit”.
Lini një Përgjigje