Përpara se të fillojë detyrën e tij të re si shef i NATO-s, Mark Rutte tashmë po shikon disa CV nga zyratarët që kërkojnë të jenë krahu i tij i djathtë.
Dy ish-zyrtarë të lartë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë në mesin e personave në garë për postin e zëvendëskryetarit të NATO-s.
Zëvendës shefi aktual i aleancës, Mircea Xhoana, i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2019, pritet të japë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë në nëntor, pohuan burime të NATO-s për POLITICO.eu.
Kjo e fundit citon një diplomat të lartë të aleancës të rrëfejë se ka konsensus të gjerë mes anëtarëve që krahu i djathtë i kreut të ri të këtij organizmi,
të jetë një europiano-lindor..
Biseda në selinë e NATO-s përqendrohet në dy ish-zyrtarë një nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur ishin nën kontrollin sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë, thotë Politico.
“Ndoshta posti do t’i shkojë një gruaje nga Evropa Lindore,” mësohet të jetë shprehur zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.
Rutte pritet të marrë drejtimin e NATO-s më 2 tetor, në kohën kur aleanca ushtarake kërkon një mision urgjent për të forcuar krahun e saj lindor në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm rus. Gjermania ka shfaqur shqetësimin se Rusia mund të jetë gati të sulmojë ushtarakisht vendet e NATO-s gjatë viteve te ardhshme.
Një prej emrave më të laskuar deri tani duket se është edhe ai i ish-ministres së mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska. Nëse zgjidhet vërtet, ajo do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s ndonjëherë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Europian.
Delegacioni bullgar dhe ai i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk kanë komentuar mbi kandidaturat. NATO nuk ka pranuar të komentojë.
Bullgaria ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjeve të ngushta të elitave të saj politike me Rusinë. Në prill, kryeministri në largim Nikolai Denkov paralajmëroi në një intervistë me POLITICO se "Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të rimarrë ndikimin e saj të fortë në Bullgari."
Sofja ka hartuar gjithashtu marrëveshje për të rritur rolin e Moskës si furnizuesi dominues i energjisë në Evropën Juglindore, pavarësisht nga mbështetja retorike e vendit të BE-së për Ukrainën.
Të dy vendet, megjithatë, janë të rrethuar nga shqetësimet e korrupsionit.
Sipas Transparency International, Bullgaria renditet e 67-ta në mbarë botën në Indeksin e saj të Perceptimit të Korrupsionit. Maqedonia e Veriut renditet e 76-ta.
Ndërsa dy kandidatët ballkanikë konsiderohen si kandidatë kryesorë, ka kandidatë të tjerë të propozuar që po i prezantohen Rutte. Ish-kryeministri i Letonisë, Krišjānis Kariņš, i cili dikur donte punën e Rutte, po konkurron të jetë zëvendësi i tij, sipas një zyrtari të lartë letonez, të cilit iu dha anonimiteti për të folur./ Pamfleti
Lini një Përgjigje