
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e përcjellë mbrëmjen e djeshme nga Jonida Proga, motra e Egli Progës i cili u vra barbarisht nga Denis Meçe. Ai shkruan se kjo është klithma e trishtë e motrës së Eglit, të cilin e vrau gjobvënësi i Rilindjes.
"Klithma e trishtë e motrës së Eglit që gjobëvënësi vrasës i soijt të Rilindjes e vrau tek kthehej te fëmijët e tij!", shkruan Berisha në videon e e publikuar në Facebook.
Mbrëmjen e djeshme qindra qytetarë të Pogradecit u bashkuan në Pogradec, Korçë dhe qytete të tjera ku bënë homazhe për vrasjen e babait të dy fëmijëve, Egli Proga në Pogradec nga Denis Meçe, një i ri problematik i këtij qyteti, i cili merrte mbështetje nga daja i tij, funksionar i lartë i PS-së dhe drejtor i disa institucioneve.
Lini një Përgjigje