TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2024, 18:12

Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh kabinetin qeveritar më 28-29 gusht!

Shkruar nga Pamfleti

Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh kabinetin qeveritar më 28-29 gusht!

Në nisje të sezonit të ri parlamentar në datat 28-29 gusht, njoftohet se kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar.

Mësohet se ministrat janë njoftuar dhe do të duhet që në këto data të paraqesin një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse. Vendi se ku do të mbahet retreat-i radhës ende nuk u është bërë ende me dije ministrave.

Kujtojmë se mbledhja e fundit retreat e Ramës me kabinetin qeveritar ishte 8 muaj më parë në nisje të vitit, ku në një hotel në Lezhë, Rama mblodhi ministrat dhe zyrtarët e ministrive, si dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Turizmi pritet të marrë vëmendjen kryesore, ku veç atyre që konsiderohen suksese vëmendje do të marrin edhe problematikat të cilat kanë nisur të evidentohen gjatë muajve të verës, një nga të cilat është edhe ndotja e bregdetit.

Lini një Përgjigje