TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2024, 14:19

Krimi në Pogradec, Meta: Egli Proga u vra në mes të ditës nga narko-policia

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në Pogradec, Meta: Egli Proga u vra në mes të ditës
Meta dhe Egli Proga

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar ngjarje e rëndë që ka ndodhur disa ditë më parë në Pogradec.

Meta u shpreh se duhen bërë hetime ndaj drejtuesve të policisë të cilët kanë marr pjesë në këtë manipulim.

“Jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër për të spostuar vëmendjen. Duhet të hetohen gjyqtarë dhe ata që janë bërë proces farsë duke liruar bashkëpunëtorët”, tha Meta.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë thekson se akuza e ngritur nga prokuroria nuk ka ansjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës. Sipas tij këta e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral, bazuar edhe në konkluzioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila hetoi ngjarjen.

Ai i bën thirrje mediave që të luftojnë dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut.

“Bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumenteve të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore”.

Lini një Përgjigje