TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2024, 11:34

Myslim Murrizi zbardh prapaskenat e shkarkimit të Nikollës: Lajmin në telefon ia dha drejtoresha e kabinetit të Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Myslim Murrizi zbardh prapaskenat e shkarkimit të Nikollës: Lajmin

Ish-deputeti i PD Myslim Murrizi është një nga personazhet e rrallë në politikën shqiptare që flet hapur për aleancat, pazaret dhe bashkëpunimet e pista që bëhen nga pushtetarët e lartë për interesat e tyre personale.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, Murrizi komentoi zgjedhjet e fundit në Himarë. Sipas tij, si Sali Berisha dhe Edi Rama luajtën një politikë servile ndaj Greqisë. Nga ana tjetër, ai hedh dyshime mbi operacionet e SPAK. Për Murrizin, kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar lajmërohen 2 javë para se do të ketë goditje e pastaj dalin urdhër-arrestet nga SPAK.

Po ashtu ai akuzon deputetin Gazment Bardhi, i cili sipas tij u revoltua pse po shkarkohej Balla e Niko Peleshi kur vetëm pak ditë më parë Gazi votoi Kodin Zgjedhor. Këtë kod zgjedhor Murrizi e quan bastard për hatër të pazarit të pistë për të mbajtur një karrige të qelbur të 2025-ës. Po ashtu Myslim Murrizi nxjerr dhe prapaskenat e shkarkimit të Lindita Nikollës dhe si Edi Rama ka larguar gjithë peshat e rënda në PS duke i zëvendësuar me punonjës bashkie.

-Si e keni parë ditët e fundit situatën brenda opozitës duke parë rezultatin e zgjedhjeve të Himarës, a mendoni se në zgjedhjet e 2025-ës a do të jetë një opozitë më e fortë në kandidaturë për të siguruar më shumë vota?

Për zgjedhjet në Himarë, unë jam shprehur publikisht se nuk kam qenë nga ata që kam duartrokitur as për Belerin e as për Gjikurinë. E para, nuk kanë qenë asnjëri kandidat të PD, asnjëri e as tjetri. Kanë qenë kandidat të koalicionit të detyruar dhe kandidatura e Gjikurisë, pa u pyetur dega e PD në Himarë, të paktën nga deklarimet publike që ka bërë kryetarja e asaj dege, do ishte mirë të ishte një opozitar nga vendi aty. T’i nënshtrohet primareve dhe mes 2-3 kandidatëve që mund të ofronte PPD1. Shumica e anëtarëve të partive opozitare, zgjidhet një kandidat i fortë në fushatë. Nuk shkon që në Bashki të ketë kryetar të importuar, sikurse nuk shkon dhe për deputetët. Por ky është kod mashtrues dhe deputetët gënjejnë 4 vite në një qark dhe nuk kanë fytyrë të shkojnë më atje dhe ndërrojnë qarqet si udhëheqësja të mëdhenj. Kjo ishte një politikë servile ndaj Greqisë. Të dyja palët se kush e donte më fortë. Nuk kishte pse të helenizohej Himara, kur ishte 85% njerëz me etni, kombësi kombëtare dhe një 15% janë etnikisht shqiptar dhe kombësinë shqiptare por shtetësinë e kanë bërë greke për hatër të një pensioni e një pasaporte deri në 2010-ën kur nuk na ishin hequr vizat. Nuk kishte pse të silleshin dy minoritar, as Gjikuria dhe as Tavo.

-SPAK në një operacion të fundit ka lëshuar 30 urdhër-arreste për grupet kriminale, ku u pa dhe implikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga radhët e drejtësisë, si rasti i zotit Aurel Zarka, ish-kryeprokurori i Vlorës, për lehtësimin e masave ndaj eksponentëve të grupeve kriminale. A mendoni se do të ketë një shtator të ‘nxehtë’ për SPAK-un, duke qenë se krimi është i lidhur ngushtësisht me politikën, duke goditur dhe sferën politike?

Unë jam kundër aksioneve si në kohë të partisë së punës, me hope dhe me muaj. 20 prokurorët e SPAK-ut, paguan nga 8 mijë euro në muaj dhe 70% e tyre nga 5 mijë euro në muaj marrin ata 43 anëtarë të BKH-së. Një prej të cilëve është shpallur në kërkim dhe ajo është paguar deri ditën që ka ikur Eliana Dautaj e BKH, që bënte sekseren për grupet kriminale dhe duhet të jetë në mënyrë permanente në punë SPAK. Grupet kriminale që ka lëshuar fletë arresti SPAK-u, janë verifikuar më parë që janë të gjithë në Dubai. Unë do të propozoja që të bëhej Çim Peka, shef SPAK-u dhe Dumani të vij kryeredaktor te ‘Syri Tv’. Çimi e ka gjetur tre herë Ben Ahmetajn e Dumani nuk e gjen dot. Arrestime me paralajmërim kur i merr vesh para Klodiana, e më pas del një tjetër gazetare. Por duket se lajmërohen 2 javë para e pastaj dalin urdhër-arreste. Kjo është dekonspirim të operacioneve, për mua në mënyrë të qëllimshme ose për gjobë vënie ose për të mbushur statistikat që kemi çuar kaq urdhër-arreste këtu e kaq atje. Ose i lajmërojnë grupet kriminale që hap sytë se ke emrin në listë se sa do japësh e ku do japësh që ta shikojmë.

-Si i keni parë lëvizjet e ministrave të qeverisë Rama, emra të rinj e fytyra të panjohura për publikun, a mendoni se ato shkarkime të befasishme, lënë të kuptuar fryrjen e korrupsionit në qeveri apo një lëvizje e Ramës për zgjedhjet 2025?

Këto nuk janë lëvizje të ministrave, janë lëvizje të zv. Ministrave dhe drejtor e drejtorish. Ku ka ministra në qeverinë Rama. Pasi vetë Rama aty bën kryeministrin, ministrin, sekretarin e përgjithshëm, etj. Këta janë disa individ të zakonshëm, janë 4 qytetar, pa kontribut politik, pa njohje politike, pa patur ballafaqim me qytetarët. Nuk kanë asnjë përgjegjës publike, nga Igli Hasani, siç ishte Besa Shihini, etj. Ajo që më bëri çudi ishte revolta e Gazment Bardhit pse po shkarkohej Balla e Niko Peleshi kur para tre ditësh Gazi votoi Kodin Zgjedhor, një kod zgjedhor bastard për hatër të pazarit të pistë për të mbajtur një karrige të qelbur të 2025-ës që nuk do ta mbajnë dot. Kjo është emërim me pult për vjedhje kontributesh.

-Ky emërimi me pult siç ju e cilësoni, a mendoni se ishte një alarm ndaj qeverisë për një fryrje korrupsioni apo një zgjedhje e Ramës për të shkuar me fytyra të reja në zgjedhjet e 2025-ës?

Rama i ka thjesht ushtar, ai është një presion i hapur që kryeministri iu bën ushtarëve vemje që ka brenda PS, që kanë 11 vite në pushtet që heshtën dhe i përzuri një nga një, nga Fatos Nano te Ermelinda Meksi, Arta Dadën, Namik Doklen, Musa Ulqinin, Anastas Angjelin, Luan Memushin, Etem Rukën, të gjithë palën e PS e përzuri dhe e zëvendësoi me punonjësit e Bashkisë. Lindita Nikollën e ka telefonuar Vizhga, drejtoresha e kabinetit të Ramës, dhe i ka thënë Linditës me porosi të shefit që do të ikësh./Gazeta Sot

Lini një Përgjigje