Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen rëndë të ndodhur në Pogradec, ku humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga, si pasojë e dhunës nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej.
Berisha ka ngushëlluar familjen Proga, teska akuzon Gjykatën dhe Prokurorinë se ka liruar padrejtësisht tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre.
"Mirëmbrëma demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, një mirënjohje të pakufishme ndaj oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave dhe fjalës së lirë, që frymëzonin çdo natë çdo shqiptar. Ju jepni zemër, guxim dhe dëshmoni se qëndresa, guximi janë rruga e vetme drejt fitores mbi këtë regjim që sundon i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Të dashur miq, në emër tuaj unë duhet t’i shpreh solidaritetin tonë njerëzor familjes Proga, e cila pasi humbi nga dorë vrastare e mafies njeriun e vet më të çmuar, babanë e dy fëmijëve, pa sot togat e zeza të vërsuleshin mbi të, ta ekzekutonin për së dyti, të lironin në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre. Miqtë e mi, ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi. Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz. Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë!", tha Berisha.
Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se një orë prokuroria ka kërkuar masën arrest në burg për autorin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe caktimin e masës detyrim paraqitje për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dy të tjerët klientë që kanë qenë duke konsumuar kafe.
Vrasja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.
Lini një Përgjigje