TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Gusht 2024, 21:27

"Po plaçkiten pronat e mbetura", Berisha: Rama ka në shënjestër tunelin nënujor në Porto Palermo

Shkruar nga Pamfleti

"Po plaçkiten pronat e mbetura", Berisha: Rama ka në

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë se çdo ditë që Rama kalon në pushtet, është një plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha paralajmëroi se në shënjestër është edhe tuneli i nëndetëseve në Porto Palermo.

“Miqtë e mi, çdo ditë që kalon është një ditë vjedhje më shumë e qytetarëve shqiptarë.

Është një ditë mbylljesh dosjesh kriminale nga organizata kriminale e Skap-it të partisë me në krye mercenar Dumanin.

Çdo ditë që kalon është plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende.

Miq, a dëgjuat dy ditë më parë nën moton ‘rroftë ushtria’ se tunelin e nëndetëseve të Porto Palermos do e shndërronin në përdorim ushtarak dhe turistik.

Hajdutët mor miq, nuk kanë asnjë normë morale.

Mund të numërojnë gjer nesër në mëngjes se një ditë se një ditë e qetë për këtë qeveri është një ditë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndaj dhe beteja e pandalshme është rruga e vetme.

Përballja e guximshme është rruga e vetme për të përmbysur këtë regjim armiqësor, antikombëtar.

Këtë regjim që po plaçkit këtë vend sa askush ndonjëherë në histori”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje