TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Gusht 2024, 11:09

Ori Nebiaj, deputetja e PD mban 'rekord' për gjoba në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Ori Nebiaj, deputetja e PD mban 'rekord' për gjoba në Kuvend

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për mungesë të pjesëmarrjes në seancë plenare apo në komisione.

Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë

Rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Oriola Nebiaj ka sërish shifrën më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Deputetja Andia Ulliri është dënuar me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

MAZHORANCA
Antoneta dhima 10,238
Paulin Sterkaj 30,715
Fadil Nasufi 10,238
Tatiana Nurce 20,477
Bardhyl Kollçaku 20,477
Alban Xhelili 10,238
Ilir Topi 10,238
Agron Çela 51,192
Laert Duraj 20,477
Nasip Naço 20,477
Lavdrim Krrashi 20,477
Blendi Klosi 10,238
Eduard Shalsi 10,238
Pandeli Majko 10,238
Plarent Ndreca 30,730

OPOZITA
Albana Vokshi 10,238
Saimir Korreshi 10,238
Agron Gjekmarkaj 10,238
Gezim Ademaj 20,477
Andia Ulliri 51,192
Flutura Açka 32,202
Merita Bakiu 10,238
Lulzim Basha 10,238
Arbi Agalliu 10,238
Eralda Bano 10,238
Orjola Pampuri 10,238
Enkelejd Alibeaj 40,954
Orjola Nebiaj 61,431

gjoba në kuvend

Lini një Përgjigje