TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2024, 21:30

Berisha: Të gjitha pushtetet në duart e Ramës, revolta e vetmja zgjidhje për ta rrëzuar

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Të gjitha pushtetet në duart e Ramës, revolta e vetmja

Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për revolta, pasi sipas tij, në këtë vend të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Brtisha tha se në këtë regjim sundon krimi, droga dhe vjedhjet e tmerrshme ndaj qyetarëve.

Ai thekson se vetëm protesta kundër tij është rruga e vetme për ta rrëzuar nga pushteti.

“Një regjimi që ka vendosur mbi shqiptarët sundimin e krimit, drogës dhe vjedhjes së tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Miqtë e mi, protesta kundër formës më të egër, më të shëmtuar të diktaturave, të cilën Huntington, ky gjeni i historisë dhe sociologjisë e quan diktaturën e bandave, ju pra po zhvilloni betejën më të vështirë kundër diktaturës më të keqe”, tha Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

“Një regjimi që ka vendosur mbi shqiptarët sundimin e krimit, drogës dhe vjedhjes së tmerrshme të qytetarëve shqiptarë.

Miqtë e mi, protesta kundër formës më të egër, më të shëmtuar të diktaturave, të cilën Huntington, ky gjeni i historisë dhe sociologjisë e quan diktaturën e bandave, ju pra po zhvilloni betejën më të vështirë kundër diktaturës më të keqe.

Kundër asaj diktature, e cila si pushtim i brendshëm ka përzënë nga vendi rreth 40 përqind të qytetarëve shqiptarë.

Kundër atij regjimi që varfëron shqiptarët çdo ditë, çdo muaj e më shumë dhe i largon ata në dhera të huaja.

Shkreton këtë vend më shumë se çdo pushtim i huaj.

Më shumë se çdo epidemi në historinë e tij.

Miqtë e mi, ju protestoni çdo natë.

Ju protestoni te bashkia.

Të tjerët protestojnë në Thumanë, të tjerët në Maliq sepse në këtë vend ku të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, vetëm revolta, vetëm protesta kundër tij është rruga e vetme.

Është rruga e vetme për të mos u shndërruar në fasadë të regjimit më kriminal që Shqipëria ka pasur në tërë historinë e saj”, tha Berisha para mbështetësve.

 

Lini një Përgjigje