
Vangjel Tavo është tashmë i zgjedhuri për të drejtuar bashkinë e Himarës, ndërsa opozita nuk e pranon humbjen.
Koalicioni “Bashke Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 4 Gushtit për kryetar të Bashkisë Himarë.
Sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një problem madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ishte mos votimi me karta ID të skaduar. Ata kanë kërkuar shpalljen të pavlefshme të rezultateve që shpallën fitues kandidatin e Partisë Socialiste Vangjel Tavo.
Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon konkretisht shpalljen e pavlefshme në 36 qendrat e votimit në Himarë.
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ngre disa pretendime që i bëjnë këto zgjedhje të pavlefshme.
PD akuzon eksponentë të mazhorancës se kanë penguar votuesit të ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë përdotrur administratën në zgjedhje, janë intimiduar votues, biznese, pronarë të hotelerisë. Njëra prej tyre është edhe mos lejimi për të votuar 6500 persona pasi kishin kartat e skaduara. Më tej, problem i ngritur janë edhe personat e paautorizuar në qendrat e votimit, por edhe patronazhistët e Partisë Socialiste.
Problemi i votuesve me dokumente identifikimi të skaduara u ngrit si shqetësim nga opozita ditën e zgjedhjeve, por sipas deklaratave publike, nuk kishte asnjë ankesë të depozituar më parë në KQZ, lidhur me një çështje të tillë.
Kjo është pohuar ditën e zgjedhjeve edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili tha se në bazë të ligjit një votues mund të votojë vetëm me dy dokumente: kartat ID dhe pasaportat për udhëtim jashtë vendit.
Kujtojmë se Vangjel Tavo fitoi me 5022 vota, përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria i cili mori 3545 vota.

Lini një Përgjigje