TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2024, 14:23

'Janë 50 milionë euro', Meta thirrje SPAK: Heto tunelin e Llogarasë, është një krim

Shkruar nga Pamfleti
'Janë 50 milionë euro', Meta thirrje SPAK: Heto tunelin e
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shprehur ironikisht se SPAK duhet të hetojë punimet për Tunelin e Llogarasë, duke e krahasuar këtë çështje me një krim.

Ai e mbështeti këtë thënie duke përmendur denoncimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për një shtesë fiktive prej 50 milionë eurosh në projekt.

“Mbase është një krim më intelektual sesa ky i grabtijes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. Ju lutem, mos ia ulni vlerën denoncimit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai tha saktësisht “se i njëjti projekt u shtua fiktivisht pas vizitës që u bë në Turqi me 50 milionë euro”.

Dhe andej nuk erdhi asnjë makineri dhe asnjë pajisje shtesë, por përkundrazi kompania lokale përsëri bëri punën, por në këtë rast si nënkontraktore. Janë 50 milionë euro, është me zë e figurë. Zoti Ahmetaj mund të gabojë në gjëra të tjera, por tek shifrat nuk gabon”, u shpreh Meta.

 

ilir meta spak

Lini një Përgjigje