TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2024, 17:13

Telefonata kërcënuese e Erdoganit për Edi Ramën: Kërkon Medresenë e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan kërkon që mejtepi më i rëndësishëm që prodhon teologë që në gjimnaz, të administrohet nga fondacioni shtetëror që po merr ish-shkollat e Gylenit në të gjithë vendet e botës...

Telefonata kërcënuese e Erdoganit për Edi Ramën: Kërkon
Edi Rama dhe Taip Rexhep Erdogan /

Ka dy ditë që Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka telefonuar Edi Ramën, jo në celular, por përmes një bisede zyrtare. Pra të akorduar nëpërmjet ambasadës, të folur në telefona zyrtarë, përkatësisht nga ”Cumhurbaşkanlıgı Kulliyesi” në Ankara (siç quhet pallati presidencial) dhe zyra e Edi Ramës në kryeministri.

E gjithë biseda është stenografuar me protokoll të veçantë. Por për këtë telefonatë, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga qeveria shqiptare, apo edhe nga vetë Edi Rama.

Kjo heshtje, e ka detyruar Ankaranë, që me anë të agjencisë zyrtare Anadolli, si dhe ambasadorit të saj në Tiranë, të formulojë një mesazh për Shqipërinë.

Ambasadori Tayyar Kagan Atay, në mënyrë të instruktuar ka dhënë edhe një sinjal sarkastik për Edi Ramën, kur deklaroi nga Korça se si është përgjigjur kryeministri shqiptar për këtë e di ai, por shtoi se gylenistët janë një rrezik edhe për Shqipërinë. Një mesazh i hapur kërcënimi që duket se fsheh të vërtetën që nuk e tregojnë dy kancelaritë.

Një burim diplomatik në Tiranë, i tha ’Pamfleti’-t, se situata ndërmjet Erdoganit dhe Edi Ramës është acaruar prej dy muajsh, pasi ai nuk ka plotësuar kërkesën që të zyrtarizojë njohjen e një organizate paralele të Myslimanëve, që do të administrojë xhaminë e madhe të Namazgjasë, të cilën Bashkësia Islame turke refuzon t’ja dorëzojë Komunitetit Musliman Shqiptar.

Ndaj edhe telefonata e këtyre ditëve ka qenë mjaft e ashpër, e madje flitet për tone të larta të Sulltanit që i ka kërkuar Edi Ramës të mbajë premtimin.

Po cili është premtimi?

Siç mësohet është zhveshja e të gjitha bizneseve që njerëzit në lidhje me Gylenin kanë në Tiranë. Këtë herë e specifikoi dhe nuk flitet më për spitalet, pasi duket se Sulltani është ushqyer me ”argumente të forta”. Ndaj ka folur për arsimin e fenë. Deri tani dy shkollat e mesme: Turgut Ozal e Mehmet Akif, i janë hequr Gylenit dhe janë marrë nga një biznesmen shqiptar i lidhur ngushtë me Erdoganin. Ndërkaq, Universiteti ’Epoka’ dhe ’Medreseja e Tiranës’ që është më e rëndësishmja, administrohen nga një kompani e lidhur me Fetullah Gylen.

Telefonata kërcënuese e Erdoganit për Edi Ramën: Kërkon
Medreseja e Tiranës /

Erdogan kërkon që mejtepi më i rëndësishëm që prodhon teologë që në gjimnaz, të administrohet nga fondacioni shtetëror që po merr ish-shkollat e Gylenit në të gjithë vendet e botës.

Por ky është një skandal i madh, pasi medreseja nuk është pronë e Edi Ramës, por e Komunitetit Musliman Shqiptar, që e ka themeluar e aty ka shkolluar që në fillim klerikët e tij.

Turqia e Qemal Ataturkut nuk ka tentuar asnjëherë që të ndërhyjë në çështjet fetare të vendeve ish-satelite në kohën e perandorisë osmane. Por Erdogan e di mirë fuqinë e medreseve, pasi aty prodhohen njerëzit që propogandojnë idetë e tij.

Megjithatë, qeveria nuk ka lidhje me këtë institucion, siç nuk kishte as me shkollat e tjera të mesme që mbylli. Për ’Epoka’-n që është universiteti më i mirë në vend, edhe për medresenë, mësohet se amerikanët i kanë vënë ’vijë të kuqe’ Ramës, siç ka ndodhur me KMSH-në. Por në zgjedhjet e fundit erdoganistët arritën të largojnë myftiun e Tiranës Laurent Lulin, duke zgjedhur Bilal Teqen si kreu i imamëve të kryeqytetit. Të cilin Edi Rama e mori në podkastin e vet, si për të treguar para Erdoganit se e zbatoi detyrën. Por sulltani nuk është aspak i kënaqur, dhe i ka kërkuar të bëjë më shumë. Maksimumi t’i marrë KMSH, medresenë e Tiranës.

Ndërkaq, në Shkodër dhe Korçë, medresetë i menaxhojnë erdoganistët. E për ta ilustruar si funksionojnë këta medrese, duhet kujtuar ’show’ bajat i Erdoganit në vitin 2016 në Kalanë e Prezës, kur nxënësit e medresesë së Shkodrës i recituan vargjet e poetit me të cilin u dënua nga pushteti qemalist në vitet ’90. Dhe me një skenë ’alla Enver’ qau i emocionuar, e lotët ja fshiu Emine hanëm. Telenovelë turke me një fjalë. Tallava pa bakllava!/Pamfleti

telefonata kërcënuese rexhep taip erdogan edi rama medreseja e tiranës

Lini një Përgjigje