Vangjel Tavo që ka bërë shkollën e pazareve të Ilir Metës, tani në pleqëri ka filluar edhe shkollën e pazareve të Edi Ramës...
Dy ditë pasi doli fitues, por akoma pa bërë betimin dhe pa nisur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo doli me bllok në dorë në mes të Himarës e publikisht në media, për të krijuar perceptimin, sikur ka merak hallet e banorëve dhe zhvillimin e zonës.
Në fakt, Vangjelin me bllok në dorë në mes të Himarës përballë kamerave, e nxori kryeministri Edi Rama, që nuk harroi edhe diçiturën: “Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës për punët në vazhdim dhe projektet e reja të planit strategjik Himara 2030”.
Ndërsa Vangjeli, dukshëm në rolin e sekretarit të Bashkisë e me bllokun sa një ‘tavë’ mbi tavolinë; e di që nuk është aty për hallet e banorëve dhe zhvillimin e Himarës, ndaj ishte brenda rolit të tij si vartës shënim-mbajtës e zbatues i porosive që i diktonte Edi Rama.
Edhe nëse pozimi i Tavos me laps e bllok në dorë, nuk ka qenë fillim pazaresh të lëna porosi nga shefi Edi Rama, poshtërimi publik në rolin e sekretarit, është shenjë dhe mesazh i qartë, se batërdia e pronave në Himarë, do vazhdojë si te shprehja: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”!
E vetmja pritshmëri për banorët e Himarës dhe për opinionin publik, do jetë e njëjta praktikë që ishte para datës 4 gusht 2024, kur u mbyll lufta e tokave mes Edi Ramës e Sali Berishës; njeri që nuk e lëshoi atë bashki “minierë ari”, ndërsa tjetri që nuk e mori dot.
Troç, Vangjel Tavo që ka bërë shkollën e pazareve të Ilir Metës, dhe që tani ka nisur edhe shkollën e pazareve të Edi Ramës, do jetë një kryetar Bashkie si “Jorgo Goro”; pse jo, duke përfunduar në pranga si ai, nëse nuk do firmosë grabitje tokash e vjedhje me tenderë.
Fakti, që ende pa marrë detyrën, doli publikisht me bllok më të madh se blloku i Ilir Metës, ka krijuar bindjen publike paraprake, se katapultimi i tij prej Edi Ramës, nuk u bë për të zgjidhur hallet e banorëve të Himarës, por për ta përdorur si qehaja të pazareve për ato toka, pyje e plazhe, që kanë mbetur pa u grabitur në atë pjesë të bregdetit.
Ndryshe, nuk ka pse kryeministri Edi Rama, nxjerr publikisht me bllok në dorë e duke mbajtur shënime si kursant; kryetarin e zgjedhur të Himarës pa e nisur akoma detyrën.
Por Edi Rama e nxori duke e detyruar të pozonte duke mbajtur shënime në bllok, për t’u thënë banorëve e ish-pronarëve, oligarkëve e trafikantëve që duan të marrin toka e leje të tjera ndërtimi, se kryetar Bashkie i Himarës nuk është Vangjeli, por Babloku.
Pra, Vangjeli edhe në krye të Bashkisë së Himarës ku e katapultoi Edi Rama për të mbajtur shënime në bllokun e pazareve; do jetë si Vangjel Tavo në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ku Ilir Meta e vendosi, për të firmosur pazaret që ia çonte muaj për muaj./Pamfleti
Lini një Përgjigje