Pirro Vëngu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë firmosur një tjetër bashkëpunim ditën e sotme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu priti sot në një takim mirëseardhjeje të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën nënshkroi një memorandum për vendosjen e këshilltarit të Planifikimit Strategjik pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Vëngu thekson se këshilltari amerikan do t’i bashkohet katër këshilltarëve të tjerë amerikanë që ndërveprojnë në baza ditore me stafin civil dhe ushtarak shqiptar, në modernizim, logjistikë, personel e rekrutim si dhe siguri kibernetike”.
“Projektet me impakt strategjik të shumëfishtë për vendin, siç është baza autonome detare e Porto Romanos, rijetëzimi i industrisë ushtarake në vend, si dhe angazhimet politike dhe financiare përkundrejt NATO-s, në fokus të vazhdueshëm të partneriteti tonë strategjik me SHBA, duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ministri.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kongresit të PS njoftoi 4 ndryshime në kabinetin qeveritar, mes tyre edhe ministrin e Mbrojtjes, post të cilin e mbante Niko Peleshi. Në krye të dikasterit të Mbrojtjes Rama propozon Pirro Vëngun, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit Durrës.
Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vëngu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushati.
Pirro Vëngu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.
Madje kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje, dhe tani u shpërblye edhe nga Rama.
Lini një Përgjigje