TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2024, 19:35

Vrasja në Pogradec, Rama merr sërish në mbrojtje policinë: Sharlatanët e paudhë krijuan një çorbë, s’ka deklarata kontradiktore!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Pogradec, Rama merr sërish në mbrojtje policinë:

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të dytë lidhur me vrasje e 42-vjeçarit, Eglantin Proga në Pogradec, pas deklaratës së bërë nga Prokuroria e Korçës, e cila ka fajësuar policën se nuk ka arritur të dokumentojë si duhet shkakun e  vdekjes së 42-vjeçarit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Rama merr në mbrojtje policinë duke akuzuar mediat që sipas tij kanë krijuar një çorbë dezinformomi lidhur me rastin. 

Sipas Ramës, dorëzimi i autorit në polici dhe arrestimi i tij falë punës së policisë është e njëjta gjë, pasi edhe pse në të vërtetë autori nuk u arrestua nga polica, ai u dorëzua nga frika e punës së përkryer të policisë. Më tej Rama vijon duke shtuar se e gjithë kjo situatë është krijuar nga mediat dhe se nuk ka asgjë kontradiktore, në një kohë kur Prokuroria pak minuat më parë e solli sërish fajin te policia.

Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit! Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit e të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve dhe jo sajesave të njëri-tjetrit. Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë që maskaradat i kanë profesion në politikë e në media”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje