
Klevis Balliu ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec.
Teksa ka folur nga protesta para Bashkisë së Tiranës, ai është shprehur se një shtet i tërë u ngrit për të fshehur ngjarjen. Balliu deklaroi se kur nuk drejtësia nuk funksionin, institucioni i vetëm që vendos drejtësi është populli.
“Në një kohë të tillë kur drejtësia nuk funksionin, për të kthyer të drejtën ka vetëm një institucion që është populli.
E vranë në Pogradec dhe u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen sepse ai ishte nipi i ish-kryetarit të PS për fshatrat. U mor një shtet i tërë për të fshehur një krim. A nuk ishte e njëjta gjë me Ardit Gjoklajt? Ne nuk duam dhunë, por pushtetit të korruptuar i duhet vënë flaka që të shihet deri në hënë. Doni të ndalojë protesta, arrestoni hajdutët. Doni të ndalojmë protestat? Ndaloni vjedhjet.
Jo vetëm që duhet të qëndrojmë këtu dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë, ne do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë sepse është detyra jonë, na thërret ndërgjegjja që fëmijët e shqiptarëve të mos vriten nga këto monstra që mendojnë se me dy pare lekë në xhep do të blejnë të gjithë Shqipërinë”, tha Balliu gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje