TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 18:54

Nuk ndalet Rama: Fitoret e PS, vlerë e shtuar për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet Rama: Fitoret e PS, vlerë e shtuar për Shqipërinë

Partia Socialiste çeli sot pasdite fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku nuk munguan deklaratat, show dhe akuzat.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS-së kanë sjellë për Shqipërinë dhe theksoi se sot Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës.

Rama tha se kjo është fushata e nëntë që kur ka privilegjin të drejtojë PS-në duke shtuar se ajo ka fituar 7 nga 8 palë zgjedhje duke humbur vetëm një, të cilat më shumë sesa i humbën, ua morën.

Sidoqoftë të fitosh zgjedhjet është një gjë ndërsa krejt tjetër është ta kthesh fitoren e zgjedhjeve në vlerë të shtuar për vendin, njerëzit, komunitetet, gjeneratat e tjera. Prandaj shumë më tepër sa për bilancin historik të fitores me kundërshtarë sa të egër aq dhe të dobët, unë jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë.

Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Për herë të parë në histori na janë besuar dhe role të dorës së parë në arenën ndërkombëtare që nga Presidenca e OSBE deri te ulësja e përkohshme në KS të OKB-së. Sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë”, tha Rama.

rama fushate

Lini një Përgjigje