TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 18:32

Zbardhen detajet e takimeve të Escobar, zyrtari i DASH “shuplakë” politikës për kandidatët e inkriminuar

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e takimeve të Escobar, zyrtari i DASH
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar lidhur me vizitën e të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në kryeqytet sot.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ambasada është shprehur se gjatë takimeve të tij, Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri dhe nevojën që partitë politike të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, shkruan Ambasada.

Escobar duke marrë shkas nga disa kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, të cilët kanë rezultuar me precedentë penal në të shkuarën e tyre, ka shtuar presionin ndaj partive politike, duke ju përsëritur sërish porosinë e DASH, për të kandiduar figura të pastra dhe jo persona të inkriminuar.

Kujtojmë se i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, fillimisht zhvilloi një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama i cili zgjati vetëm 20 minuta. Ndërkohë pas takimit me kryeministrin Rama, Escobar i është drejtuar godinës së Presidencës së bashku me ambasadoren Yuri Kim, ku është takuar me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Fokusi i takimit me kreun e shtetit mësohet të ketë qenë zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë, si negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, siguria kibernetike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë në BP. Vlerësoj mbështetjen që SHBA dhe Escobar i kanë dhënë negociatave Kosovë-Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi, proces me ndikim të madh rajonal. Falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga BE, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj BP. Mirënjohje për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë”, tha Begaj.

Escobar pritet gjithashtu që nesër të zhvillojë takimet me përfaqësuesit e opozitës, ku fillimisht do të diskutoj me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njëkohësisht drejtues i koalicionit "Bashkë fitojmë" dhe më pas me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj./Pamfleti

vizita escobar tiranë

Lini një Përgjigje