TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 18:06

Pas Ramës, Escobar takon presidentin Begaj, në fokus zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe siguria kibernetike

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ramës, Escobar takon presidentin Begaj, në fokus zhvillimet

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Edi Rama, i është drejtuar godinës së Presidencës së bashku me ambasadoren Yuri Kim, ku është takuar me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Fokusi i takimit mësohet të ketë qenë zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë, si negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, siguria kibernetike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë në BP. Vlerësoj mbështetjen që SHBA dhe Escobar i kanë dhënë negociatave Kosovë-Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi, proces me ndikim të madh rajonal. Falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga BE, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj BP. Mirënjohje për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë”, tha Begaj.

begaj shba escobar

Lini një Përgjigje