TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 16:08

Miratohet marrëveshja 25 milionë euro për urën mbi Bunë, gjysmën e fondit e paguan Mali i Zi

Shkruar nga Pamfleti

Miratohet marrëveshja 25 milionë euro për urën mbi

Komisionet parlamentare kanë dhënë dakordësinë për realizimin e marrëveshjes së ndërtimit të urës mbi Bunë të nënshkuar mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Fondi për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, por dhe ndikimi në rritjen e udhëtarëve e turistëve u paraqitën nga grupi i punës, ku kostoja parashikohet të jetë rreth 25 milionë euro.

Ndërsa fatura do të ndahet në mënyrë të barabartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

"Në total arrin diku tek 23 mln euro. Kjo është vlera që do të ndahet përgjysmë mes dy shteteve. Është ende duke u diskutuar", tha grupi i punës.

Por, mesa duket kjo kosto ka ngritur dyshime te opozita, që kërkoi një studim më të plotë për të realizuar një urë që do t’i rezistojë kohës.

"Me TVSH thotë, 1.229.635.998 lekë. Po pse çfarë po blejmë ne djathë këtu që del ai 8 lekëshi në fund. Këtu ne nuk kërkojmë këtë 2 lekëshin, por principit se çfarë gjoja bëhet e mirë për shtetin shqiptar dhe vendin tonë", tha Dashamir Shehi.

Pavarësisht kësaj për mazhorancën ky është vetëm hapi i parë.

"Kjo është faza ku jemi ne. Ndërsa bëhet projekti me 100 mijë, s'bëhet projekti me 300 mijë, kemi parë dhe projekte që janë bërë me shumë lekë dhe janë përfunduar", tha Eduart Shalsi.

Pas votimit në seancën parlamentare palët do të diskutojnë projektin konkret por dhe do të hartojnë studimin mbi ndikimin në natyrë dhe ndërhyrjet që duhen bërë.

marreveshje 25 milione euro bune mali i zi

Lini një Përgjigje