Ish-kreu i Partisë Demokratike në Tropojë, Agron Demushi thotë se ka vetëm një Parti Demokratike.
Demushi tha se ka vetëm një PD-së dhe ajo është PD-ja zyrtare me logo dhe sigël.
Sipas Demushit, aleanca e Metës dhe e Berishës për zgjedhjet e 14 majit është një aleancë e paskrupullt që flirtojnë me njëri-tjetrin.
‘Për mua ka vetëm një PD dhe ka një logo një sigël. PD është vetëm një pjesa tjetër është Foltore. Ndihem shumë keq kur dëgjoj se një kandidat i PD-së po i shërbeka Edi Ramës. Edhe kandidatët e Foltore si shërbejnë Edi Ramës dhe partisë në pushtet. Akoma më keq kur shkon në prehrin e Ilir Metës. Ilir Mata njihet si njeriu më negativ në Tropojë, ka vrarë në Tropojë, shumë djem tropojanë kanë bërë burgje kur ai ka qenë kryeministër. Të shkosh e të flirtosh me Ilir Metën është një paskrupulli. Nuk di se çfarë emri ti vë kësaj. I njëjti kandidat që është sot në Foltore mua më etiketonte si bisht i Ilir Metës. Dhe sot befas ky flirton me Ilir Metën.’- tha Demushi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’.
Për Tropojën, nga koalicioni Berisha-Meta kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit është Besnik Dushaj. Ndërkohë socialistët kanë rikandiduar kryetarin aktual të bashkisë Rexh Byberi.
Lini një Përgjigje