TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 11:55

Atentati ndaj Bernad Ndrecës, Berisha: Akt terrorist, përgjegjës janë Rama dhe Çuçi

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Bernad Ndrecës, Berisha: Akt terrorist, përgjegjës
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tritolin e vendosur ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Djës, Bernad Ndreca. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për vendosjen tritolit ndaj Ndrecës.

Duke folur në një një konferencë për shtyp ai tha se akti i sotëm ishte terrorizëm shtetëror.

“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës me qëllim eliminimin e tij fizik. Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë, kanë vendosur në 1.15 tritolin në makinë e tij. Bernardi tek nisej për punë përballet me një eksploziv të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Fatmirësisht ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likujdimin e tij. Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë kam biseduar në telefon me Bernardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreha atyre mbështetjen time të plotë. bën përgjegjës direkt Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçin për sjelljen e komisariatit të Vaut të Dejës së seksion të PS-së.”, pohoi ai.

Berisha akuzoi si përgjegjës Ramën, ndërsa theksoi se këtij të fundit do i ngelej ‘damka e turpit’.

“Demokratët në mbarë Shqipërinë të vazhdojnë këtë betejë, se ky akt i sotëm është dëshmi e një organizate kriminale të kryesuar nga Rama, që ka humbur çdo shpresë. Nuk nguron që as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetën njerëzish. Për të terrorizuar qytetarët për mbajtur pushtetin monist. Koha e monizmit merr fund në 14 maj. Qytetarët e Vaut të Dejës kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe do të votojnë Zef Hilën. Bernard Ndreca do të udhëheq fushatën. Ramës i ngelet damka e trupit, imazhi i fushatës së tij që ka vendosur ta çelë sot në Sheshin Skëndërbej, por e inauguroi sot me shpërthimin në Vaun e Dejës.”, tha Berisha.

atentati ndaj bernad ndrecës berisha

Lini një Përgjigje