TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 12:10

Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, Yuri Kim: Kjo do të sjellë stabilitet dhe çmime të lira

Shkruar nga Pamfleti
Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, Yuri Kim: Kjo do të
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

Ankandi i parë në Bursën Shqiptare të Energjisë është hedhur ditën e sotme duke i hapur rrugë kështu zyrtarisht operimit të kësaj  burse.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit.

Ajo tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme pasi Shqipëria ndodhet në një pikë të zhvillimit strategjik.

“Është diçka e rëndësishme sepse ndodhemi në një çast të rëndësishme në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Europë. Asnjë gjë nuk mund të ndodh  pa energji. Kjo ka të bëjë me krijimin e rrethanave që Shqipëria, Kosova dhe rajoni të kenë stabilitet. Ka të bëj me investimet dhe me integrimin në Ballkanin Perëndimor që integrohet më pas brenda Europës. Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë më shumë investime të huaja.  Kur punojmë së bashku arrijmë gjëra të mëdha. Shqipërinë duam ta shikojmë partnerin tonë përsa i përket energjisë. Kur punojmë së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Shqipërinë duam ta shikojmë partnerin tonë që të rrit aftësinë e saj për energjinë. Një bashkim tregu do të integrojë më tej Shqipërinë në tregun evropian të energjisë elektrike. SHBA po punojnë për të transformuar tregjet e brendshme të  energjisë.

SHBA po e ndihmon sektorin energjetik shqiptar për të rritur transparencën dhe konkurrencën. Do të ketë më shumë furnizim dhe çmime më të lira. Lidhja e tregut Shqipëri-Kosovë do ta bëjë më të fortë atë.”- tha ajo.

Lini një Përgjigje