TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 10:16

Belind Këlliçi takim me banorët e njësisë 5: Auditimin për pallatet 50 vjeçare do ta bëjmë bashkë me ju

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi takim me banorët e njësisë 5:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ka zhvilluar  një bashkëbisedim me banorët e njësisë 5.

Këlliçi shpjegoi në mënyrë të detajuar për banorët e kësaj njësie, programin e tij për drejtimin e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme, ku fokusi do të jetë ulja e kostove të jetesës për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Ai  u dha garanci banorëve të kësaj njësie për mbrojtjen e pronës. Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve për projektvendimin e qeverisë, që parashikon shembje të pallateve mbi 50 vjet, Belind Këlliçi u shpreh se kjo gjë nuk do të ndodh pas 14 majit.

Gjithashtu  tha se  nëse ka nevojë për auditim të pallateve të vjetra, ai do të kryhet me një grup të përbashkët ku pjesë do të jenë dhe vetë banorët.

“Me Belind Këlliçin pas 14 majit asnjë godinë mbi 50 vite nuk do të shembet, shtëpia e asnjë qytetari nuk do të preket. Ma dëgjoni mirë: nuk kemi nevojë ne të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet Erioni. Eshtë shumë e thjeshtë, nëse ka nevojë, unë do të ngre një grup auditi, ku do të ketë përfaqësues të banorëve në atë grup, dhe akt ekspertizat nuk do t`i bëjë më sipas qejfit Erion Veliaj apo klientela, por do të jenë vetë banorët që do të njihen me situatën në pallatet e tyre”-u shpreh Këlliçi.

Ai vijoi akuzat kundrejt kryetarit aktual Erion Veliaj, në lidhje me betonizimin dhe hapësirat publike, që prek jo vetëm njësinë Nr.5 por të gjithë kryeqytetin.

Sipas Këlliçit Tirana nën drejtimin e Erion Veliajt është kthyer në qytet që ka varësi të frikshme nga betoni, ndërsa premtoi se pas 14 majit në të gjithë Kryeqytetin do të krijohen 500 oaze të gjelbërta.

Ai foli edhe për paketën fiskale që parashikon ulje të taksave dhe tarifave vendore për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme.

“Tirana të vetmen të ardhur që ka në buxhtein e vet, ka të ardhurat nga lejet e ndërtimit. Ky është një qytet që është i varur në mënyrë të frikshme nga sasia e betoni dhe llaçit që hidhet në ditë. Dhe po  ta heqësh atë, nuk mbetet asgjë, se biznesit të vogël i kanë marrë frymën. Unë do të reduktojë për biznesin e vogël dy tarifa me 50%: hapësirën publike, që është tarifa më korruptive në bashkinë e Tiranës. Dhe tarifën e pastrim gjelbërimit me 50%. Kjo do të sjelli më shumë para te biznesi i vogël.  Pastaj premtimi që i ka shfazuar, premtimi që unë kam dhënë për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, vendpushimeve të gjelbërta për qytetarët dhe qytetin. E di sa na duhet, na duhet vetëm 200 metër katror hapësirë për 1 lagje Tirana ka 569 lagje, unë kam premtuar 500 vetëm Brenda 4 viteve të para. ..nevojiten 100 mijë metër katror në të gjithë Tiranën për të vendosur 500 kënde pushimi dhe në total nevojiten 5 milionë euro për 4 vjet”-u shpreh Këlliçi.

 

bashke fitojme zgjedhjet e 14 majit belind këlliçi

Lini një Përgjigje