TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 23:06

Përplasjet në PD, Kreshnik Spahiu: Kam pasur dyshime se e gjitha është një lojë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD, Kreshnik Spahiu: Kam pasur dyshime se e gjitha

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka mundësinë që të tregojë se PD është më e madhe se Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronws Albania, Spahiu shprehu dyshimet se dy palët e demokratëve po bëjnë lojë në sy të amerikanëve dhe se do të bashkohen në vitin 2025 kur janë dhe zgjedhjet parlamentare.

Sot beteja juaj është më e thjeshtë por më e rëndësishme për historinë. Sot për herë të parë një personi i jepet mundësia për të treguar që PD-ja është më e madhe se Berisha dhe jo PD-ja është më e vogël se Berisha. Unë që në fillimet kur ka ndodhur përplasja mes dy grupimeve për të larguar Berishën dhe për t’ju përgjigjur presionit amerikan për të larguar Berishën nga politika, kam pas dyshimet e mia që ka pasur një lojë mes dy grupimeve dhe lufta nuk ka qenë  reale. Argumentin tim e kanë mbështetur që kjo lojë është e shtirur për t’u treguar amerikanëve që po bëjmë luftë por në 2025 të dy grupet do të bashkohen”, tha ai.

saphiu pd bejko

Lini një Përgjigje