TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 21:48

Sulmet e Berishës ndaj ambasadores Kim, Astrit Patozi: Alibi për humbjen, do justifikohet se i kishte të gjithë kundër

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Berishës ndaj ambasadores Kim, Astrit Patozi: Alibi për

Kreu i Bindje Demokratike, Astrit Patozi e ka quajtur goditje të rëndë për Berishën dhe Metën, faktin se zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Shqipëri nuk do të takojë asnjërin prej tyre.

Për Patozin sulmet e Berishës ndaj ambasadores së SHBA, janë një taktikë për të përgatitur një alibi për humbjen e zgjedhjeve, për të thënë se i kishte të gjithë kundër. Ndërkohë që ish-deputeti i PD ju bëri thirrje të dyja palëve në Partinë Demokratike që të bëjnë “armëpushim” dhe të bashkëpunojnë.

Vetë agjenda e takimeve të Escobar është një goditje për Foltoren dhe Ilir Metën, por tek e fundit ata e kanë marrë parasysh këtë gjë, unë nuk u vë faj, por nuk kanë rrugë tjetër. Ajo që më bën përshtypje është përse e gërvishtin koren, mund ta lenë të qetë. Po kjo ka një shpjegim. Në vend që të sulmojnë amerikanët, siç presim ne, sulmon Foltorja Amerikën. Kjo është një taktikë për të përligjur rezultatin e 15 majit që mesa duke nuk do të jetë pozitiv.

Po ndërtojnë alibi për të thënë që kemi pasur kundër Flotën e 7 Amerikane, McGonigal, Alibashën, Ramën. Mendoj se opozita kështu siç është në mos fitoftë, duhet të marrë një rezultat domethënëse. E vetmja gjë që mund ta shpëtojë është të lerë shpenzimin e energjive për luftën e brenda llojit”, tha Patozi për “A2CNN”.

patozi berisha pd shba

Lini një Përgjigje