
Plas konflikti mes “Foltores” dhe PDIU. Shpëtim Idrizi nuk u bashkua me Berishën në këto zgjedhje dhe vendosi të dalë i vetëm. Kjo duket se ka krijuar tension, gjë që është konfirmuar sot. Idrizi foli në media sot dhe deklaroi se PDIU do marrë rezultat më të mirë se në zgjedhjet e ardhshme. Por kjo ka bërë ndaj tij të shpërthejë në sulme e akuza Edmond Spaho.
“Hallall Shpëto! Komuniteti çam me politikën tënde deri tani ka marrë gishtin e mesit. Vazhdo përdridhu ku të mundesh, majtas në zgjedhjet lokale dhe djathtas, nëse të leverdis, në zgjedhjet e përgjithshme. Me piruetat e tua komuniteti çam do fitoje të drejtat e tij kur gjeli të bëjë vezë. Të gjithë ata që të mbështesin ty, edhe të djathtët, e dinë që gjeli nuk bën vezë”, tha ai.
Pak kohë më parë Idrizi sulmoi “Foltoren” për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë dhe duket se që aty janë krisur raportet.
Lini një Përgjigje