
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka folur lidhur me çështjen e inceneratorëve, ku u shpreh se akuzat për këtë aferë nuk kanë aspak lidhje me fushatën.
Në një intervistë për “MCN TV ”, ai solli në vëmendje se në Fier nuk është vendosur asnjë ditë në punë inceneratori, ndërsa theksoi se asnjëri prej tyre nuk ka kontratë me OSHEE apo KESH.
Sipas tij, grumbullimi i inerteve është bërë monopol dhe se Veliaj është i pari që ka bërë gabim.
“Akuzat për inceneratorët nuk mendoj se po përdoren për fushatë. PD ka ngritur dhe një komision të posaçëm për këtë. Ajo që duhet të dijë opinioni publik qytetarët e Tiranës duhet të dinë që incenerator do të thotë që të digjen mbeturinat, është fakt që pas lidhjes së kontratës dy vite pas saj duhet të ishte në punë një nga inceneratorët, por sot që ne flasim është fakt që në Fier nuk punon dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë inceneratori, ndërsa në Elbasan edhe pse mund të jetë vënë në punë nuk ka prodhuar energji. Këta inceneratorë përveç se do djegin mbeturina, do prodhonin dhe energji, por fakti është se asnjë nga këta inceneratorë që flasim nuk po prodhon energji. Nuk ka një kontratë me KESH, apo OSHEE, çka do të thotë se dhe për Fierin, Tiranën Elbasanin nuk ka energji të prodhuar. Asnjëri nga këta s’ka një procedurë standarde të ngjashme, Fieri dhe Elbasani kanë një procedurë ku shkelin ligjin me këmbë, ndërsa i Tiranës është një koncension. Fakt është se sot grumbullimi i inerteve është bërë monopol. Përdoret si monopol ku qoftë dherat që mblidhen nga gërmimet, dherat që dalin si rrjedhojë e gërmimeve nga pallatet janë të detyrueshme taksative që duhet të çohen në Sharrë”, tha Gështenja.
Në vijim ai theksoi se administratori i inceneratorit të Tiranës mund të pohojë gjithçka. Sipas Gështenjës, qeveria dhe bashkia janë të përfshira në këtë aferë dhe mos zbatimi i kontratës është penalitet.
“I pari për mua ka gabuar Veliaj. Në këtë vend depozitim sipas kontratës duhet të sjellin mbeturinat në Tiranë. Sot që ne flasim nuk është marrë vendimi i bashkive. Ajo që do i kërkojë unë administratorit është se ku është administratori me zbatimin kontratës sepse unë besoj se ajo është shkelur me të dyja këmbët si nga bashkia dhe qeveria. Qytetarët duhet të kuptojnë se mos zbatimi i kontratës duhet të kishte penalitete. Vetë qeveria bashkia janë të përfshira në këtë aferë. Nëse ato do ishin të distancuar për sa kohë kontrata shkelet ti duhet të ndjekësh hapat ligjore deri në prishjen e kontratës. Sot Tirana po pastrohet me të njëjtat modele të vjetra pra landfill, nuk kemi incenerim”, tha ai.
Gështenja foli edhe për çështjen e Ahmetajt, tha se nëse SPAK vepron do duhet që i gjithë zinxhiri vendimmarrës i përfshirë në këtë aferë do të shkojë para drejtësisë.
“Që herët unë e kam thënë se kisha besuar se kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen me këtë aferë që ka ndodhur. Mund të jetë e vërtetë ajo që thotë kryeministri që ato para nuk janë harxhuar sot. Besoj se do duhet të kishte arrestuar dhe nëse SPAK vepron do duhet që i gjithë zinxhiri vendimmarrës i përfshirë në këtë aferë duhet të shkojë para drejtësisë dhe besoj se kushdo që ka vendosur firmat në këto procedura dhe nëse nuk ndëshkohen atëherë do të thotë se ky vend nuk do të bëhet ndonjëherë”, shtoi Gështenja.
Lini një Përgjigje