TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 18:31

Meta kopjon Berishën, bashkëbisedim online me militantët: Kemi një qeveri që vetëm rrit taksat në mënyrë arbitrare

Shkruar nga Pamfleti

Meta kopjon Berishën, bashkëbisedim online me militantët: Kemi

Ilir Meta ka vendosur të kopjojë Sali Berishën në bërjen e fushatës. Ish-kryeministri u shfaq paradite gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, por këtë ka bërë dhe Meta. Sot pasdite ai ka dalë Live në Facebook dhe u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Meta ka qëndruar te të njëjtat gjëra, duke filluar nga referendumi, te transparenca në këshillat bashkiakë.

Pse nuk i ulni taksat?

Ilir Meta: Të gjithë e kanë të qartë se kemi një qeveri që vetëm rrit taksat në mënyrë arbitrare dhe përkeqëson shërbimet. Taksat shkojnë për investime lukse e klienteliste.

Kjo ndodh edhe për bashkitë e vendit.

Do ketë një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes.

Çdo tarifë do të ulet në vlerën e kostos së shërbimit. Ulje 50% e tarifës së pastrimit dhe gjelbërimit. Para që i shkojnë sot inceneratorit të Tiranës. Me pak fjalë një biznes nga këto ulje taksash mund të përfitojë 35 mijë deri 430 mijë çdo vit. Është një politikë e tërë që synon uljen e kostove për sipërmarrjet.

meta berisha fushata

Lini një Përgjigje