TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 15:52

Berishës nuk i del inati, vijon sulmet ndaj Yuri Kim: SHBA ta hetojë, akuzat ndaj meje mashtrime

Shkruar nga Pamfleti

Berishës nuk i del inati, vijon sulmet ndaj Yuri Kim: SHBA ta hetojë,

Ish- kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit pak ditë më parë i tregoi vendin dhe Berishës nuk i del inati. Gjatë një komunikimi LIVE në rrjetet sociale, Berisha harroi që është “non grata” dhe i bëri thirrje SHBA-së të hetojë ambasadoren Kim.

Ai tha se ajo ka mashtruar qeverinë  e saj dhe ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare.

Unë kam respekt të madh për zotin Menendez, udhëheqës i Komisionit për Politikën e Jashtme të Senatit të SHBA. Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi. Për shkak të mashtrimeve që ajo i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare. Mjafton të kujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se ambasadorja është kokë e këmbë e përzier me aferën e McGonigal në kuptimin e korrupsionit, ndonëse deri më sot nuk ka asnjë të dhënë për takime apo lidhje të ambasadores me ish-agjentin e FBI.

Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument. Por ky është vetëm një aspekt i saj. Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë”, tha ai.

Ish-kryeministri theksoi se ka zgjedhur të mbrojë interesant e publikut shqiptar dhe u ka bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojnë aferat korruptive.

Unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri. I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi”, tha Berisha.

pd shba korrupsion

Lini një Përgjigje