TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 14:38

Hilja e kryeministrit Rama me rritjen e pagave

Shkruar nga Pamfleti

Hilja e kryeministrit Rama me rritjen e pagave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagës mesatare.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se rritja me urdhër qeverie nuk është as dobiprurës afatgjatë dhe as zgjidh problemin e vërtetë që rrezikon ekonominë, duke shtuar se praktikisht qeveria ia rëndoi barrën fiskale gjithë shtresës së mesme me 20 milionë euro.

“Ka një arsye se përse qeveria kaloi tek paga mesatare pasi në buxhetin 2023 u mor me gjithçka përpos kësaj teme: inflacioni socialist që sot ka shënuar rritjen e inflacionit bazë në mbi 8%, më i larti në rajon.

Me çmimet e produkteve ushqimore dhe shportës bazë të rritur me mbi 10%. Ndërkohë që ekonomia prashikohet me një rritje të mefshtë 2.2%, qeveria ndërmori hapin e radhës; taksimin socialist me 23% të shtresës së mesme.

Praktikisht ia rëndoi barrën fiskale gjithë shtresës së mesme me 20 milionë euro pasi ia ka kthyer jetën në ferr për 10 vjet. Perspektiva e rritjes ekonomike dhe zhvillimit ekonomik është në minimum sepse sistemi i ngritur nuk është fizibël dhe as meritokratik.

Prandaj dhe rritja e pagës mesatare me urdhër qeverie as është dobiprurës në afatgjatë dhe as zgjidh problemin e vërtetë që rrezikon ekonominë: emigrimi dhe këneta ekonomike ku jemi prej 10 vitesh.

Reformat që duhet të ndërmerrte një qeveri e shumicës duhet të kishin fokus: konkurrencën, tregun e lirë, meritokracinë dhe një politikë fiskale me në qendër qytetarin jo oligarkinë.

Këto reforma duan guxim dhe vullnet politik; të dyja janë cilësi që i mungojnë qeverisë së pakicës. Prandaj zgjidhja e tyre është tatimi socialist, inflacioni socialist dhe një ekonomi ku taksohet 95% e shqiptarëve që të paguhen 5% e oligarkisë!”, shkruan Tabaku.

hile kryeministri rama rritje pagash

Lini një Përgjigje