TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 12:42

A ka shkelur Rama Kodin Zgjedhor me rritjen e pagave para 14 Majit? Celibashi “kyç gojën”: Nuk kam mendim

Shkruar nga Pamfleti

A ka shkelur Rama Kodin Zgjedhor me rritjen e pagave para 14 Majit? Celibashi

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ilirian Celibashi, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët.

I pyetur për vendimin e PS që një pjesë të buxhetit do ta çojë për gjelbërimin e qyteteve, Celibashi tha: “Nuk mund të them gjë në këtë moment, por me rendësi është partitë të marrin financimet që kërkojnë për fushatën, mënyra e shpenzimit është çështje e ligjit dhe ka parashikime që duhet të zbatohen. Kur të jetë rasti për ta vlerësuar rastin për shpenzimin e këtyre parave, do të kemi një njoftim”.

Sakaq, Celibashi ka folur edhe në lidhje me vendimin për rritjen e pagave dhe bonusin për pensionistët, pak para zgjedhjeve, ku theksoi se “në cilësinë e komisionerit do të duhet të vlerësoj përputhshmëria e vendimmarrjes  institucioneve  në raport me kodin zgjedhur”.

“Nuk kam çfarë t’i shtoj qëndrimit që kam mbajtur më parë lidhur me këtë çështje. Secili mund të ketë komentet e veta në pikëvështrime të ndryshme të këtyre akteve, por ajo çfarë në cilësinë e komisionerit do duhet të vlerësoj, është përputhshmëria në raport me kodin zgjedhor, dhe kemi vlerësuar që ato parashikime ndaluese janë për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë e kam një opinion, por as nuk do zgjidhte dhe as do ndihmonte, dhe ju jeni më të zotë se unë për ta bërë kështu që ndjehuni lirshëm për ta bërë”, u shpreh Celibashi.

celibashi vendime ps

Lini një Përgjigje