Drejtësia për Gërdecin nuk mund të quhet e plotë, nëse bashkë me ish-ministrin Fatmir Mediu, nuk do prangosen, gjykohen e ndëshkohen edhe Shkëlzen Berisha e ndërtuesi Mihal Delijorgji, dy mafiozët e atij biznesi kriminal që vrau 26 njerëz të cilët shfrytëzoheshin hapur si skllevër
Pas 15 vitesh pazare me shefat e drejtësisë, ish-ministri Fatmir Mediu është marrë i pandehur, si pjesë e grupit kriminal që organizoi biznesin e Gërdecit, me dy akuza: “Shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe Shpërdorim detyre në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
Të dyja këto akuza e çojnë në burg minimalisht deri në 7 vite, duke qenë se veprimet, mos-veprimet, vendimet dhe urdhrat e tij si ministër ishin në shkelje të ligjit dhe favorizuan një biznes që shkaktoi tragjedi me 26 viktima.
Ka informacione, se Fatmir Mediu po lëviz “gjithë gurët” për të dalë i pafajshëm, ose me ndonjë dënim minimal të konvertuar me “Shërbim prove”, që nuk i cënon mandatin e deputetit dhe nuk i ndërpret aktivizimin në politikë.
Në lëvizje për të shpëtuar Fatmir Mediun, është vënë Sali Berisha, të cilit nuk i dhimbset Mediu, por ka hallin e Shkëlzenit, që sipas provave dhe dëshmive të Kosta Trebickës e amerikanit Efraim Diverol, rezulton të ishte bosi i biznesit të demontimit të municioneve në Gërdec.
Sekserizime me çeqe, apartamente, zyra e njësi tregtare, po bën edhe Mihal Delijorgji, ndërtuesi i blloqeve me pallate në Tiranë e klient i Saliut, Edit e Ilirit, i cili ka qenë maska e Shkëlzen Berishës në biznesin e Gërdecit.
Sali e Shkëlzen Berisha dhe Mihal Delijorgji, po luftojnë të shpëtojnë nga burgu Fatmir Mediun, sepse kur u rihap dosja e Gërdecit, ky tha: - Fabrikën e Gërdecit e ka negociuar kompania private “Alba-Demil Sh.p.k”, ndërsa vendimin e ka miratuar kryeministri.
Pra, Fatmir Mediu ka paralajmëruar e kërcënuar hapur, se nëse përfundon në burg, do fundosen edhe Shkëlzen Berisha e Mihal Delijorgji, të cilat kanë përfituar 300 milionë Euro nga biznesi i demontimit, duke vrarë 26 njerëz.
Pavarësisht informacioneve që disponon “Pamfleti”, nuk mund të themi me saktësi, se ish-ministri Fatmir Mediu do shpëtojë edhe këtë herë e përfundimisht nga akuza si pjesë e aktive në organizimin e biznesit të municioneve në Gërdec dhe përfitues prej tij.
Por mund të themi, se drejtësia për Gërdecin nuk mund të quhet e plotë, nëse bashkë me ish-ministrin Fatmir Mediu, nuk do prangosen, gjykohen e ndëshkohen edhe Shkëlzen Berisha e ndërtuesi Mihal Delijorgji, dy mafiozët e atij biznesi mafioz.
Kemi një arsyetim logjik e mesazh publik: Nëse Fatmir Mediu del “pa u lagur” edhe këtë herë për krimin e Gërdecit, trupa e prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarët e Gjykatës së Posaçcme, duhet të shkarkohen e të çohen para drejtësisë, si mbrojtës të atij krimi çnjerëror. /Pamfleti
Lini një Përgjigje