TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 22:33

Pse pas ultimatumit të Yuri Kim, “spiuni” dhe “non grata” nuk ndahen nga njëri-tjetri?!

Shkruar nga Pamfleti
Pse pas ultimatumit të Yuri Kim, “spiuni” dhe “non
Meta-Berisha bashkë në fushatë

Fill pas mesazhit të ambasadores, ka ndryshuar situata në opozitë. Më 7 prill, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe pas këtij takimi, ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri....

Aleanca mes spiunit Ilir Metaj dhe “non gratës” Sali Berisha ka filluar të forcohet pas reagimit të ashpër të ambasadores Yuri Kim. Më 4 prill, kjo e fundit i dha goditje të fortë Berishës, ku e bëri të qartë se “non grata” nuk duhet të votohen sepse ata nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Madje ajo e cilësoi si zjarrvënës të vendit. Mesazhi i saj ishte i qartë dhe për ata që i shkojnë pas.

Por fill pas mesazhit të ambasadores, ka ndryshuar situata në opozitë. Më 7 prill, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe pas këtij takimi, ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Deri në fillim të javës, Meta e Berisha shfaqeshin të distancuar në fushatë dhe dukej sikur kishte rivalitet mes tyre. Por pas deklaratave të Kim dhe takimit të 7 prillit, diçka ndryshoi. Në mbrëmjen e së njëjtës datë, Meta e Berisha u shfaqën krah njëri-tjetrit në Vorë. Ata prezantuan kandidatin Indrit Hoxha. E njëjta gjë ndodhi dje, ku Meta e Berisha ishin bashkë në Durrës, ndërsa në Fier krah “non gratës” ishte Kryemadhi. Meta e Berisha u shfaqën sërish bashkë sot në Elbasan, ku prezantuan Luçiano Boçin.

Pse pas ultimatumit të Yuri Kim, “spiuni” dhe “non
Meta-Berisha në Vorë

Pra, ndonëse pas deklaratave të Kim pritej një lloj distancimi, në fakt aleanca anti-amerikane është forcuar. Meta po e bën të qartë se mes SHBA e “non gratës”, ai zgjedh këtë të fundit. Normalisht lind pyetja: Çfarë ndryshoi në raportet mes tyre? Çne ky afrimitet kaq i madh ditët e fundit?

Pse pas ultimatumit të Yuri Kim, “spiuni” dhe “non
Meta-Berisha në Elbasan

Meta dihet që luan me dy porta. Nga njëra anë i kreh bishtin Saliut dhe nga krahu tjetër shfaqet në takime e tryeza me ambasadoren. Mirëpo në rastin e fundit situata ndryshon. Mesazhi i Kim ishte i qartë: “Mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë”.

Atëherë cili është halli që ka forcuar aleancën Meta-Berisha? Dyshimet janë se elementi i parë është drejtësia. Të dy janë në fije të perit dhe duan të mbajnë njëri-tjetrin. Pyetja e dytë që shtrohet është: Mos vallë Likja ka dëgjuar se mund të ketë edhe ai fatin e Berishës? Apo mos vallë Saliu i ka bërë ndonjë premtim se do i dorëzojë partinë apo do e fusë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhme dhe pushteti e tundon Metën? Me shumë mundësi tymi do i dalë shumë shpejt, por e sigurt është se për amerikanët, kushdo që mbështet “non gratat”, ka fatin e tyre. /Pamfleti

Pse pas ultimatumit të Yuri Kim, “spiuni” dhe “non
Meta-Berisha në Durrës

meta berisha kim

Lini një Përgjigje