TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 17:54

“Jemi shoqëri konformiste”, Spahiu: Sa më shumë pasurohen Rama-Meta-Berisha, aq më shumë i do populli

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi shoqëri konformiste”, Spahiu: Sa më shumë

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se sa më shumë pasurohen Kryeministri Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta, aq më shumë i do një pjesë e popullit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se njerëzit që i votojnë liderët e tyre e dinë se sa të korruptuar janë. Sipas Spahiut korrupsioni demonstrohet hapur në Shqipëri dhe pavarësisht kësaj respektin e mbështetësve për ta çuditërisht rritet.

Ne nuk kemi një kulturë denoncuese si shoqëri. Ne denoncojmë nëpër tavolina. Jemi një shoqëri konformiste. Korrupsioni shndërrohet në normalitet. Ajo pjesë që i voton liderët e tyre e di shumë mirë që liderët e tyre janë të korruptuar por ua pranojnë ato.

Thonë se janë me Berishën se është më pak i korruptuar se Rama dhe anasjelltas. Në Shqipëri korrupsioni demonstrohet që do të thotë këta liderë politikë me arrogancën e tyre e demonstrojnë hapur luksin. Me makina të blinduara, me vila luksoze. Pavarësisht kësaj kjo nuk ua ulë respektin e mbështetësve, ua rrit autoritetin. Kjo është unike. Sa më i varfër populli, aq më shumë e do liderin e korruptuar”, tha ai.

korrupsioni populli rama-meta-berisha

Lini një Përgjigje