TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 10:02

Presidenti Begaj uron Pashkët: Shpresa dhe dashuria bekofshin jetën tuaj

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj uron Pashkët: Shpresa dhe dashuria bekofshin jetën
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar këtë të diel të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkën Katolike.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë! Shpresa, dashuria dhe jeta e gëzueshme që frymë e Pashkëve përcjell bekoftë jetën tuaj!”, shkruan Begaj.

Besimtarët e krishterë dhe protestantë, kremtojnë sot Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Besimtarë të shumtë mbushën Katedralen në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.

Në fjalën e tij para besimtarëve Imzot Arjan Dodaj tha se mesazhi i Krishtit të ringjallur vjen në një moment kur bota ka më shumë nevojë. 

 

pashkët begaj

Lini një Përgjigje