
Besimtarët katolikë kanë kremtur mbrëmjen e djeshme në Katedralen e Shën Palit Pashkën. Kjo festë është shumë e rëndësishme për Krishtërimin, pasi shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Besimtarët ndoqën meshën që u drejtua nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.
Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.
Të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është: “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.
Në mesazhin e tij për të gjithë besimtarët Imzot Arjan Dodaj tha se mesazhi i Krishtit të ringjallur vjen në një moment kur bota ka më shumë nevojë.
“Në fillim të vigjiljes sonë në këtë natë kemi ndezur zjarrin e ri rreth të cilit jemi mbledhur. Të ndezësh një zjarr të ri në këtë natë është një shenjë shprese sepse do të thotë të besosh se na është dhënë mundësia të ndërpresim monotoninë e jetës së përbërë nga të këqijat e vjetra që me vese dhe mbrapësi e zaptojnë atë për të vendosur në jetën tonë gjeste të reja për të ndryshuar frymën e kohës sonë, për t’i dhënë një risi jetës sonë. Sa shumë dëshirojmë ta ndezim këtë zjarr në natën e errët që ka bërë familjare korrupsionin, që e ka bërë të natyrshme hemorragjinë e të rinjve nga ky vend, që nuk çudit më me krimin në çdo kontekst të shoqërisë dhe veçanërisht në dhunën ndaj grave. Sa dëshiroj që të ndezim një zjarr të ri për t’u dhënë shpresë familjeve të reja që të mos ballafaqohen me një utopi kur dëshirojnë të ndërtojnë një familje dhe të kenë sa më shumë fëmijë dhe veçanërisht të mund të kenë një shtëpi”, Imzot Arjan Dodaj.
Në shportën që do të përmbajë tryeza e së dielës së Pashkës, nuk mungon Buka e Pashkës, një shishe vere, pak djathë dhe hudhra të njoma që simbolizojnë ardhjen e pranverës si dhe veza e kuqe, simboli i ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes. Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është: “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.
Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes besimtarët katolikë kremtuan ritualin “Udha e Kryqit”. Në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë u organizua për herë të parë procesioni i ‘Udhës së Kryqit’ njësoj si në Vatikan. “Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.
Lini një Përgjigje