
Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi është rrëfyer në një intervistë ndryshe për emisionin “Fit Station”.
Ajo ka treguar ndër të tjera se cila është këshilla që ajo i jep çdo ditë partnerit të saj, në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës si politikan.
“ I them çdo ditë qëndro me humor të mirë. Humori i mirë është gjëja më fantastike, sepse të ndihmon të shikosh gjërat nga prespektiva e duhur, mos të reagosh më mënyrë gjaknxehtë, të dëgjosh të gjithë. Belo është gjithmonë në humor të mirë”- tha Ana.
Ju rikujtojmë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar përfundimisht listën e kandidatëve që do të garojnë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Përveç kandidaturave të diskutuara prej javësh, në këtë betejë elektorale për drejtimin e kryeqytetit është bashkuar dhe Marko Dajti nga “Frontin e Majtë”, duke e çuar në 6 listën e emrave nga ku qytetarët do të zgjedhin të preferuarin e tyre.
Emrat e tjerë për kryebashkiakë janë Erjon Veliaj i PS-së që kërkon një mandat të tretë, Belind Këlliçi i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejko i PD-së zyrtare, Lajlja Përnaska nga PDIU-në dhe Arlind Qori i lëvizjes “Bashkë”.
Lini një Përgjigje