
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka sjellë sërish në vëmendje çështjen e emigracionit të paligjshëm.
Gazeta shkruan se organizatat kriminale shqiptare që përdorin rrjetin social si “Tik Tok”, duket se kanë ulur çmimet për kalimet e emigrantëve. Bëhet me dije se për kalimet e Kanalit me gomone të vogla shkon deri në 3,000 £ për emigrant.
Sipas saj, bandat pretendojnë se kushdo që arrin nuk do të deportohet në Shqipëri dhe ka të ngjarë të lirohet brenda 48 orëve në një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të anuluar legjislacionin e saj të ri sipas të cilit kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohet në një vend të tretë si Ruanda.
Në artikull theksohet se bandat e kontrabandës së njerëzve po përdorin emrin me hashtag të Luiz Ejllit, banor i Big Brother Vip në Shqipëri, në përpjekje për të çuar trafikun në faqet e tyre në TikTok.
Duke përdorur #luizejlli, një reklamë në TikTok në fillim të kësaj jave përdor një foto në sfond të një varke shpëtimi RNLI që zbarkon emigrantët e shpëtuar nga Kanali në Dover dhe u thotë klientëve të mundshëm: “Për të gjithë shqiptarët që janë në Francë. Kontaktoni DM [mesazh direkt]. Çmimi 3000 £. Kalimi nesër.”
I pyetur nga një gazetar shqiptar , bisedë që u mbajt e fshehtë, se cili ishte çmimi për dy të rritur dhe një fëmijë gjashtë vjeç, anëtari i bandës u përgjigj: “6000 £, falas për fëmijën”.
I pyetur për mundësinë e deportimit në Shqipëri, kontrabandisti përgjigjej: “Askush nuk do t’ju kthejë [në Shqipëri]. Ata do t’ju mbajnë vetëm 48 orë në paraburgim dhe më pas do t’ju dërgojnë në hotele.
Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin 28 për qind të 45,755 personave që mbërritën me gomone vitin e kaluar.
Lini një Përgjigje