TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2023, 21:17

Pashka katolike/ Për herë të parë organizohet në Tiranë procesioni i “Udhës së Kryqit”

Shkruar nga Pamfleti

Pashka katolike/ Për herë të parë organizohet në

Për herë të parë, Kisha Katolike Shqiptare, ashtu si në Vatikan, organizon Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacioneve të Tij.

Aktiviteti i mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, i udhëhequr nga Atqipeshkvi Mitropolit të Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqesia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri , Eminenca e Tij e Lartë Lugi Bonazzi.

Monsinjor Arjan Dodaj tregoi domethënien e ritit dhe shpjegoi procedurat fetare që ndiqen në këtë rast.

Siç e do tradita e krishterë, edhe ne mblidhemi së bashku në këtë shesh për të përjetuar momentet e fundit të jetës së Jezusit, udha e tij me kryqin e shenjë. Ne do të përshkojmë 14 ndalesa ku përjetojmë momente të ndryshme të mundimit të Tij. Në to identifikojmë ecurinë e jetës sonë, mbarë njerëzimi është i shtypur nga pesha e kryqit. Sot njeriu është i rrëzuar në shumë aspekti si lufta dhe krizat ekonomike.

Koloseu emblemë e këtij riti, ku Papët nga 19750 kanë dashur ta bëjnë këtë vend në qendrën e martirizimit të krishterëve të parë ku iu hidheshin kafshëve të egra kur nuk braktisnin fenë e të përqafonin fenë pagane të perandorëve”, tha ai.

pashka katolike udha e kryqit

Lini një Përgjigje