TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2023, 19:44

“Provoje dhe shih çfarë ndodh”, Rama paralajmëroi daljen nga Arbitrazhi, Berisha: Gjoba e Shqipërisë mund të shkojë 1.5 mld dollarë

Shkruar nga Pamfleti
“Provoje dhe shih çfarë ndodh”, Rama paralajmëroi
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme teksa prezantonte kandidatin e tij për Fierin, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se do të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, kjo marrë shkas nga pas vendimit për gjobitjen e shtetit shqiptar me 110 mln Euro për mbylljen e “Agon Channel”.

Berisha tha se Rama mendon që edhe gjykatat ndërkombëtare janë si ato në Shqipëri përderisa bën të tilla deklarata.

Ish-kryeministri shtoi se me gjyqet që janë tashmë në shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare, gjoba që do të detyrohen të paguajnë shqiptarët është të paktën 1.5 mln dollarë, shifër kjo e barazvlefshme me pagat e shqiptarëve për dy vite.

“Mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si ato të Tiranës. E thotë do dal, dil e provoje.
156 mln dollarë janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat e arbitrazhit, kaq janë rrogat e plotë të gjithë administratës për 2.5 muaj me 12 çështje të tjera që janë ende në të njëjtën gjykatë të Bankës Botërore, dhe me 5-6 çështje të tjera në Paris e Zvicër, gjoba e Shqipërisë do shkojë të paktën 1.5 mld dollarë, më shumë se dy vite rrogat e gjithë shqiptarëve. A mbahet një kryeministër i tillë hajdut dhe i papërgjegjshëm? Kurrën e kurrës. Ndaj 14 maji është një ditë që ndan historinë.”, tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen e “Becchetti”, madje dhe daljen fare nga juridiksioni i Gjykatës. Pak ditë pas vendimit përfundimtar të Arbitrazhit të Bankës Botërore që la në fuqi vendimin për dëmshpërblimin me 108 mln euro të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe mospranimin e kërkesës së qeverisë shqiptare, Rama nuk e ka kursyer sulmin ndaj ish-pronarit të Agon Channel.

Ai e quajti ‘kriminel’ dhe ‘mashtrues’ dhe tha se ‘arriti të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme’.

“Së pari njëherë meqë më dolët në një temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse ajo që ka ndodhur është skandaloze. Por ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja 2 vjetësh që Shqipëria i ka shpërndarë ato para.

Këto 100 mln nuk paskan ikur dhe ju po bëni pyetjen a janë bllokuar apo jo dhe që nuk janë fare në xhepin e atij mashtros. Sa i përket luftës me të do ta bëjmë deri në fund dhe pa këtë soj të prishur shqiptarësh”, deklaroi Rama.

 

berisha rama

Lini një Përgjigje