TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 16:56

Spahiu zbulon 3 familjet e paprekshme nga drejtësia: SPAK i dobët përballë Ramës, Metës e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Spahiu zbulon 3 familjet e paprekshme nga drejtësia: SPAK i dobët

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se drejtësia shqiptare ka një barrierë të madhe përpara të cilën nuk po e kalon dot, që sipas tij është goditja në nivelin kryeministror dhe presidencial.

I ftuar në “Euronews Albania”, ai tha se në Shqipëri janë tre familje të paprekshme që pavarësisht se sa dosje mund të kenë të hapura, drejtësia, nuk merret me ta. Sipas tij këto tre familje janë familja Rama, Berisha dhe Meta, të cilët siç thotë vetë Spahiu; drejtësia nuk i merr dot as për dëshmitarë, e jo më t’i arrestojë ata.

Ajo që unë dua të theksojë, drejtësia shqiptare ka një tabu dhe një barrierë, nuk ka kaluar dot ylberin e drejtësisë. Cili është ylberi i drejtësisë? Të arrish në nivelin kryeministror dhe presidencial. Kjo është tabu për drejtësinë shqiptare dhe dallon jo vetëm nga drejtësia evropiane, por edhe nga ajo afrikanë edhe nga ajo aziatike, edhe nga ajo latino-amerikane.
Pra në Shqipëri ka tre familje të paprekshme, familja Rama, familja Berisha dhe familja Meta. Këta sikur nga 10 dosje të kenë, drejtësia shqiptare nuk guxon jo t’i arrestojë, por as t’i marrë në pyetje. As dëshmitarë nuk i merr këta”, tha Kreshnik Spahiu.

spak familjet e paprekshme drejtësia

Lini një Përgjigje