
Festa e Pashkës ka bërë ‘bashkë’ politikanët të cilët në këtë ditë kanë qenë të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, pas mbajtjes së meshës.
Të pranishëm ishin kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi, kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, u vunë re edhe figura të tjera si deputetja demokrate Oriola Pampuri, apo deputetja socialiste Mimi Kodheli.
Besimtarët e krishterë dhe protestantë, kremtojnë sot Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Besimtarët u mblodhën sot në kishat katolike për të marrë pjesë në meshë dhe u lutën për më shumë, paqe, mbarësi e shëndet. Krerët e shtetit dhe politikës kanë uruar të gjithë besimtarët në këtë ditë të veçantë.
Në fjalën e tij Imzot Arjan Dodaj, i cili drejtoi meshën në Katedralen Shën Pali në Tiranë, tha se kjo ditë duhet të jetë një ditë për më shumë shpresë e paqe ndërsa përcolli edhe një mesazh për politikën.
Lini një Përgjigje