TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 18:51

Meta-Berisha ndryshojnë strategji, shfaqen bashkë edhe në Elbasan; PL në mbështetje të Luçiano Boçit

Shkruar nga Pamfleti

Meta-Berisha ndryshojnë strategji, shfaqen bashkë edhe në

Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë ndryshuar strategjinë e fushatës. Deri në mes të kësaj jave ata po e zhvillonin të ndarë fushatën, por pas zërave se kishin përplasje, kanë vendosur të shfaqen bashkë. Në Vorë e prezantuan bashkë kandidatin për bashkinë, ndërsa të njëjtën gjë kanë bërë dhe në Elbasan.

Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-9.

Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë”, tha Meta.

 

meta berisha fushate

Lini një Përgjigje