TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2023, 19:07

“Premtoj se nuk do ju zhgënjej”, Luçiano Boçi: Rama ka shpopulluar Elbasanin, e ka zhytur në korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

“Premtoj se nuk do ju zhgënjej”, Luçiano Boçi:

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë prezantuar sot në Elbasan Luçiano Boçin, si kandidat për bashkinë e këtij qytetit.

Vetë Boçi, gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë.

E kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori të ardhmen. E kanë zhytur në korrupsion. Në vendim në të pasur mbi dhe, Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës. Në themel ka shpopullimin e Elbasanit dhe kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Por, kanë harruar një gjë, që Elbasani duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë. Është i rreptë në gjykim, i ngjan atij malit që brenda është një vullkan. Mikun e përkëdhel me fjalën mbret por veten e quan mësues. Kush nuk e vlerëson këtë vend, ikën i turpëruar me kokën poshtë. Elbasani është një djep për dijetarët dhe një varr për sundimtarët”, tha Boçi.

berisha boci elbasan

Lini një Përgjigje